Lënda "Elementet e Informatikës" është lënda bazë e formimit të përgjithshëm mbi hyrjen në shkenca kompjuterike (informatike).
Lënda ka 6 kredite, kështu zhvillohen 3 orë leksione/javë , 2 orë seminare në javë dhe 10 orë laboratori në total për cdo student.
Pjesëmarrja në leksion nuk është e detyrueshme por e sugjeruar, ndërkohë masa e detyrueshme e frekuentimit për seminaret është 75% ndërsa për laboratoret është 100%. Në rast se studenti nuk kryen frekuentimin e kërkuar, atij nuk i jepet e drejta të futet në provim, dhe duhet ta ndjekë lëndën e plotë në vitin pasardhës.
"Elementet e Informatikës" jep njohuri kyc mbi fushat kryesore të shkencave kompjuterike si më poshtë:
Informacioni: ruajtja, përpunimi dhe paraqitja e tij, Arkitekturë kompjuteri, Sisteme operative, Algoritmet dhe Programimi, Siguria e transmetimit të informacionit, etj.